Një libër i shumëpritur për mësimin e gjuhës amtare në shkollë

Bild rawpixel.com on Freepik

Prej kohësh ka munguar një libër i tillë suedez që vendos bazat teorike dhe praktike të mësimdhënjes së gjuhës amtare.
Mësuesi, shkrimtari dhe anëtari i redaksisë së revistës “Lyktan” Rizah Sheqiri e ka lexuar vëmendshëm veprën “Mësimdhënia e gjuhës amtare, teoria dhe praktika” të shkrimtares Elena Leon.

Mësimi i gjuhës amtare kohëve të fundit ndjehet i kërcënuar nga ana politike, në të njëjtën kohë kjo gjë nuk ka asnjë bazë shkencore mbi të cilën mund të qëndrojë. Kurse libri “Mësimëdhënja e gjuhës amtare, teoria dhe praktika”, e trajton siç duhet këtë çështje. Pra, ky është një libër brilant i shkruar nga Elena Leon që sjellë një pasqyrë gjithëpërfshirëse teorike dhe praktike mbi rëndësinë e gjuhës amtare në shkollën suedeze. Libri i udhëzon mësuesit e gjuhës amtare për një mësimëdhënje më efektive dhe më të suksesshme, me theks të veçantë në mes ndërlidhjes së teorisë e praktikës, ndikimit të tyre në mësimin dhe në zhvillimin e përgjithshëm gjuhësor të nxënësve që mësojnë gjuhën amtare.

Një nga vlerat e veçanta të librit është trajtimi i ndërlidhjes së teorisë me praktikën e mësimit të gjuhës amtare. Nëpërmjet shembujve konkret dhe strategjive pedagogjike, lexuesit, pra mësuesit e gjuhës amtare, marrin jo vetëm inspirim por edhe sygjerime konkrete për të zbatuar mësimdhënien në mënyrë sa më efektive. E. Leon gjithashtu trajton rëndësinë e përshtatjes së mësimdhënies në bazë të nevojave individuale të nxënësve dhe sjellë sygjerime e këshilla konkrete për ta bërë këtë gjë në mënyrë sa më të suksesshme.

Megjithatë vlera më e madhe e librit qëndron në pasqyrimin e rëndësisë së mësimit të gjuhës amtare. Leon argumenton bindshëm e shkencërisht se mësimi i gjuhës amtare nuk është i rëndësishëm vetëm për zhvillimin gjuhësor të gjuhës amtare të nxënësve, por gjithashtu ndihmon në nxënjen e lëndëve tjera si dhe e rritë vetëbesimin në identitetin e tyre kulturor e gjuhësor. Duke e mësuar sa më mirë gjuhën e tyre amtare, nxënësit mund të zhvillojnë njohuritë e tyre edhe në lëndët tjera mësimore, njëkohësisht ata mësojnë të vlerësojnë më mirë e më shumë edhe prejardhjen e tyre gjuhësore e kulturore. Kjo u jep atyre një bazë të fortë për t’u zhvilluar tutje në shkollën suedeze, e poashtu i ndihmon në krijimin e një mjedisi ku gjuhët dhe kulturat e ndryshme mund të bashkëjetojnë lirëshëm.

Libri poashtu trajton edhe fusha tjera të rëndësishme në mësimin e gjuhës amtare, p.sh. Përgjegjësitë e mësuesit të gjuhës amtare për mësimin dhe zhvillimin e gjuhës, ndërgjegjësimin gjuhësor të nxënsëve dhe shumë momente tjera të rëndësishme. Ndërsa unë do t’i veçoj dy kapituj të rëndësishëm të librit, përkatësisht kapitullin e gjashtë puna me grupet heterogjene dhe kapitullin e shtatë planifikimi dhe zbatimi i mësimit të gjuhës amtare.

Elena Leon: ”Modersmålsundervisning teori och praktik”, Natur och Kultur (2023)

Mësuesit e gjuhës amtare,të cilët kryesisht punojnë me grupe heterogjene, padyshim duhet të jenë shumë efikas në mësimëdhënje në mënyrë që nxënësit e tyre të jenë sa më efektiv në mësimnxënje. Pra, është thelbësore që mësuesit të mendojnë mirë e me kujdes që t’i arrijnë të gjithë nxënësit, t’i motivojnë dhe t’i ndihmojnë ata që t’i zhvillojnë në mënyrë efikase njohuritë e tyre gjuhësore nga niveli në të cilin janë.

Në libër me theks të veçantë potencohet edhe rëndësia e planifikimit, strukturimit dhe realizimit të mësimdhënjes. Pra, çdo mësues i gjuhës amtare duhet ta planifikojë, ta strukturojë dhe ta realizojë sa më mirë mësimdhënien. Kujdes duhet t’i kushtohet grupimit të nxënësve në bazë të nivelit gjuhësor, moshës, zotësive e njohurive paraprake për nxënje. Në këta dy kapituj jipen shembuj konkret e praktikë se si të planifikohet një orë mësimi dhe një njësi mësimore, si të punohet me njësi gjithëpërfshirëse tematike dhe si të sigurohet mbështetja që i nevojitet secilit nxënës.

Shumë i rëndësishëm është edhe trajtimi i një momenti kyç të një mësimdhënje të sukseshme të gjuhës amtare me grupet heterogjene. Kurrikula tregon se mësimdhënia duhet të jetë e strukturuar qartë, d.m.th. mësimdhënia e suksesshme mbështetet në një planifikim të qartë pedagogjik, në zbatimin e mirë dhe në vlerësimin profesional. Planifikimi pedagogjik i mësimdhënësit është shumë i rëndësishëm dhe autorja evidenton tre lloje të planifikimit; planifikimin e përafërt, planifikimin tematik të njësisë mësimore dhe planifikimin e zhvillimit të njësisë mësimore. Autorja sjellë edhe disa shembuj nga strukturat konkrete që ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve gjatë mësimit, ajo jep shembuj nga klasa, këshilla e udhëzime për detyrat e shtëpisë, etj.

Për çdo mësues të gjuhës amtare, ashtu si për çdo mësues tjetër, sfida më e madhe në mësimëdhënje është planifikimi pedagogjik i mirëmenduar për t’i arritur të gjitha interesimet për nxënje të secilit nxënës në secilin grup, si dhe për t’i zhvilluar tutje dituritë e tyre pikërisht duke u nisur nga niveli i tyre paraprak.

Përfundimisht konstatoj se “Mësimdhënia e gjuhës amtare, teoria dhe praktika” është një burim i rëndësishëm për këdo që merret me mësimdhënien e gjuhës amtare. Libri ofron këshilla të qarta dhe praktike që mund të futen në klasë dhe të nxjerrin në pah rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare në një mënyrë të suksesshme e frymëzuese. Autorja e librit Elena Leon për të gjithë vërteton bindshëm se gjuha amtare e integruar në shkollën suedeze është shumë e rëndësishme dhe mësimi i gjuhës amtare ndikon pozitivisht në zhvillimin dhe në suksesin e nxënësve në mësimin e gjuhëve dhe lëndëve tjera, në kulturë dhe në nxënje në përgjithësi.

Rizah Sheqiri • 2024-05-24
Född i Kosovo men bosatt i Sverige. Författare, poet och översättare med ett femtiotal titlar bakom sig. Arbetar även som lärare.