Kush dhe pse, me vetëdije apo pa vetëdije, e çon shoqërinë në periudha të errëta nga të cilat do të jetë e vështirë të dalim pa pasoja të mëdha për ne dhe për ardhmërinë tonë?
Kursimet në shkolla janë një temë që ka shqetësuar shumë shoqëri në mbarë botën dhe gjithashtu edhe në vendin tonë. Prandaj, për këtë po ju bëj një pyetje të drejtpërdrejtë: Kush përfiton nga kursimet etepërta në shkolla?
Me kursimet e tepërta në shkolla, vetëm injoranca fiton mbi dijen, stuhia mbi qetësinë, ngecja mbi zhvillimin, dështimi mbi suksesin, trishtimi mbi gëzimin, errësira mbi dritën.
Kur bëhen kursime të tepërta në buxhetin e shkolave, padyshim që preken të gjitha grupet, por disa nga grupet këto kursime i përjetojnë më rëndë; p.sh Nxënësit nga grupet me kushte të dobëta socio-ekonomike, nxënësit me nevoja të veçanta, ata që vijnë nga nga zonat me mundësi më të kufizuara për një arsimin cilësor, ata me mundësi të kufizuara të burimeve dhe mbështetjes, etj.
Kursimet e tepërta në në shkolla çojnë në një ulje të densitetit të mësuesve, mbyllje shkollash a burimesh të kufizuara për mësimdhënie dhe mësimnxënje. Pra, këto rrethana ndikojnë në mundësitë e nxënësve për të arritur potencialin e tyre të plotë.
Nëse interesat ekonomike vendosen para të drejtës së fëmijëve dhe të rinjve për një arsimin të mirë e cilësor, mund të çojnë në një spirale rëniesh të mungesës së dijes, padrejtësisë sociale dhe mundësive të kufizuara për sukses dhe mirëqenie. Kjo gjë mund të minojë zhvillimin e investimeve në kapitalin njerëzor dhe të dijes në shoqëri pasoja afatgjata për mirëqenien dhe zhvillimin e
shoqërisë.
Jam i sigurt, pra që një gjë e tillë, me vetëdije ose pa vetëdije, e shpien shoqërinë në periudha të errëta. Të kuptuarit e pasojave afatgjata të kursimeve të tepërta në shkolla është thelbësore për të krijuar një zhvillim shoqëror të qëndrueshëm dhe të drejtë që promovon mundësitë e të gjithë individëve për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.
Kush përfiton nga kursimet e tepërta në shkolla?
Askush. Apo është dështimi që fiton mbi suksesin dhe trishtimi mbi gëzimin. Kursimet e tepërta në shkolla gjithashtu ndikojnë në rrethanat e në kushtet e punës dhe në motivimin për punë të mësuesve, gjë që padyshim mund të ndikojnë në cilësinë e mësimit dhe të nxënit të nxënësve.
Mungesa e burimeve mbështetëse dhe mbingarkesës me punë edhe për mësuesit mund të krijojë një ndjenjë të pamjaftueshmërisë dhe pasigurisë, që mund të ndikojë në mirëqenien dhe motivimin e në zhvillimin e të dyja palëve, nxënësve dhe mësuesve. Pra kursimet e tepërta në shkolla mund të çojnë në një spirale negative me dështime e humbje shprese, për nxënës e për mësues, që mund të ndikojë shumë keq në të ardhmen dhe në zhvillimin e shoqërisë.
Kursimet e tepërta në shkolla mund të çojnë jo vetëm në rënie të cilësisë së arsimit, por edhe në rritje të padrejtësisë sociale dhe në mundësi të kufizuara për zhvillimin individual dhe shoqëror, që gjithashtu mund të vështirësojë mundësitë e shoqërisë për zhvillim dhe mirëqenie.
Kush pra, me vetëdije ose pa vetëdije, në mënyrë kaq të gabuar e shpjen shkollën dhe shoqërinë në kohë të errëta?
Kjo pyetje është një vërejtje e rëndësishme dhe shumë serioze e drejtuar forcave politike dhe ekonomike që e drejtojnë vendimmarrjen për shkollat, arsimin dhe zhvillimin shoqëror. Pra, të gjithë ata pa përjashtim duhet patjetër t’i kuptojnë me kohë pasojat negative që i sjellin kursimet drastike në shkolla dhe për të krijuar bazat për një mjedis arsimor të drejtë e funksional per nxënësit e mësuesit dhe për të gjithë shoqërinë.
Pra, prioriteti i shkollës dhe shkollimit, mësimit dhe dijes është faktori kyç për mirëqenien dhe për të ardhmen e ndritur të shoqërisë. Të investosh në shkollë e në shkollim, në mësim e në dije do të thotë të investosh në zhvillimin afatgjatë e në mirëqenien e shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Kujdes pra, kur kurseni dhe kur investoni, ku kurseni dhe ku investoni!
Rizah Sheqiri • 2025-02-07 Född i Kosovo men bosatt i Sverige. Författare, poet och översättare med ett femtiotal titlar bakom sig. Arbetar även som lärare.
Ahmad Azzam • 2025-03-08
Efter Assads fall ser den syrisk-palestinska författaren Ahmad Azzam tillbaka på sitt land och 54 år av förtryck med viljans optimism och förnuftets pessimism.
Läs mer →
Simon Lindblom • 2025-02-25
Under sin uppväxt lär han sig att skämmas för alla sina språk, och saknar medel att bearbeta sina känslor. Som vuxen börjar Simon Lindblom minnas, och kan se sin uppväxt i ett större sammanhang.
Läs mer →
Rizah Sheqiri • 2025-02-07
I en debattartikel för Lyktan undrar poeten och läraren Rizah Sheqiri vem som, medvetet eller omedvetet, för samhället in i mörka tider genom att skära i utbildningen?